Zhvillimi i një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm. • Kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave të gjykimit dhe të procesit administrativ, si dhe e ekzekutimit të vendimeve; • Pritshmëritë nga ndryshimet në ligjet materiale dhe procedurale. (procedurat civile dhe penale, ligji për Gjykatën Kushtetuese etj.; Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e arsyeshëm); • Kërkimi dhe zbatimi i mjeteve efektive për parandalimin e shkeljeve që lidhen me gjykimin në afat; • Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me afatin e arsyeshëm. • Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv; Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Shqyrtimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe masa e dëmshpërblimit sipas kritereve të përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Ndërthurja e juridiksionit administrativ me atë civil në rastet e përmbushjes/mospërmbushjes së detyrimeve në një kontratë administrative (sipërmarrje, shitje, koncesioni, qiraje etj.) • Dallimi i bazës ligjore në gjykimin e çështjeve: i zbatimit të legjislacionit administrativ gjatë fazës dhe procedurave për lidhjen e kontratës nga zbatimi i Kodit Civil gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës.