Calendar

Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
     
2
  • [Efiçenca gjyqësore dhe menaxhimi aktiv i çështjeve me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Procedurës Civile. Sfidat me të cilat përballen gjyqtarët, prokurorët, mbrojtësit ligjor dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim përsa i përket efiçencës së proceseve gjyqësore (seminari zhvillohet me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit të juridiksionit të apelit Korçë dhe Gjirokastër)]
  • [Mbi disa amandime të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (Ligji antimafia)]
  • [Jurisprudenca e GJEDNJ-së kundër Shqipërisë ]
3
4
6
  • [Ankimi kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal dhe kundër vendimit të pushimit të çështjes ose akuzës, në rastin e kundërvajtjeve penale. Roli i gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe i seancës paraprake dhe problemet e praktikës gjyqësore]
  • [Procedimet në dhomë këshillimi: Procedimet mbi kërkesën e palëve dhe ex officio. Njoftimi i procedimit në dhomë këshillimi i palëve që kanë interes. Revokimi dhe ndryshimi i vendimeve të marra në dhomë këshillimi. Palët e legjitimuara për të kërkuar ndryshimin ose revokimin e vendimeve të marra në dhomë këshillimi. Të drejtat e fituara nga të tretë për shkak të vendimeve të marra në dhomë këshillimi. Procedura e shqyrtimit të padive për shuma të vogla. Risitë e këtij gjykimi. Mënyra e marrjes së provave në paditë me shuma të vogla. Rregullorja e KE-së 861 e vitit 2007, “Për procedimet mbi konfliktet me vlerë të vogël dhe ADR-në hapësirën komunitare”. Gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit në kuadrin e risive të Kodit të Procedurës Civile. • Bashkimi i çështjeve në një gjykim të vetëm. Kuptimi mbi gjykimin e shkurtuar në çështjet civile; • Procedura e re e “njoftimit me shpallje publike", “roli i përmbaruesit në procesin e njoftimit në gjykatë” me fokus në nenet 133 deri 144/a të Kodit të Procedurës Civile; • Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake; Seanca përgatitore; Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore; Veprimet e pajtimit; Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme me fokus në nenet 158/a - 161 të Kodit të Procedurës Civile; Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedimit dhe shpërblimin e dëmit me fokus në nenet 399/1 - 399/11 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 109 të ligjit nr. 38/2017.]
8
  • [Zhvillimi i një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm. • Kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave të gjykimit dhe të procesit administrativ, si dhe e ekzekutimit të vendimeve; • Pritshmëritë nga ndryshimet në ligjet materiale dhe procedurale. (procedurat civile dhe penale, ligji për Gjykatën Kushtetuese etj.; Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e arsyeshëm); • Kërkimi dhe zbatimi i mjeteve efektive për parandalimin e shkeljeve që lidhen me gjykimin në afat; • Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me afatin e arsyeshëm. • Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv; Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Shqyrtimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe masa e dëmshpërblimit sipas kritereve të përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. ]
  • [Ndërthurja e juridiksionit administrativ me atë civil në rastet e përmbushjes/mospërmbushjes së detyrimeve në një kontratë administrative (sipërmarrje, shitje, koncesioni, qiraje etj.) • Dallimi i bazës ligjore në gjykimin e çështjeve: i zbatimit të legjislacionit administrativ gjatë fazës dhe procedurave për lidhjen e kontratës nga zbatimi i Kodit Civil gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës.]
  • [Shmangia, drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi për të miturit. ]
10
11
  • [Zbatimi i ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe risitë e tij; Hetimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale. Procesi i të provuarit dhe shndërrimi barrës së provës. Risitë e shtesave dhe ndryshimeve.]
  • [Provat dhe papërdorshmëria e provave të marra në kundërshtim me ligjin. Raporti i aktit të pavlefshëm me përdorshmërinë e provës së marrë nëpërmjet tij. Këndvështrim krahasues me doktrinën dhe jurisprudencën e huaj.]
  • [Etika e komunikimit dhe llojet e tij Komunikimi me shkrim; Ndërtimi i tekstit për të lidhur rrjedhshmërinë me përmbajtjen. Komunikimi verbal dhe ai joverbal në gjykatë; Përmirësimi i komunikimit të bashkëbisedimit gjatë gjykimit. Roli i gjyqtarit dhe sjellja e aktorëve të tjetër procedural: prokurori, mbrojtësi, i pandehuri, viktima. Rëndësia e një komunikimi korrekt, sjellja etike, efektet e bashkëbisedimit në dhënien e një drejtësie sa më objektive dhe rritja e performances së organeve të drejtësisë. Komunikimi me popullata të veçanta. Ndërtimi i besimit nëpërmjet gjuhës së folur, efektet kulturore, efektet sociale dhe ekonomike. Shprehitë e komunikimit efektiv: Të dëgjuarit; komunikimi joverbal; komunikimi verbal; empatia etj.]
15
  • [Përgjimi si mjet për kërkimin e provës në procesin penal. • Kujdesi për ruajtjen e balancës me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare. Rezultatet e përgjimit dhe vlera provuese. Praktika gjyqësore dhe standardet ndërkombëtare.]
17
18
  • [Përfundimi i marrëdhënieve të punës. Kodi i Punës dhe problemet e evidentuara nga praktika gjyqësore. • Legjislacioni në marrëdhënien juridike të punësimit për punëmarrësit e punëdhënësit, në mënyrën e shkaqet e zgjidhjes së kontratave të punës me ose pa afat të caktuar. Të drejtat që gëzojnë mbrojtje ligjore në rrugë gjyqësore. Legjislacioni për parandalimin e diskriminimit në marrëdhëniet e punës: problemet e evidentuara nga praktika gjyqësore.]
22
  • [Integriteti i zyrtarëve të agjencive ligjzbatuese dhe lufta kundër korrupsionit. Korrupsioni i funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. • Korrupsioni si një çështje etike v si një vepër penale. • Kuadri ligjor dhe standardet ndërkombëtare; • Problemet e praktikës gjyqësore, në lidhje me hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale; • Standardet e kërkuara në marrëdhëniet profesionale midis gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe gjyqtarëve/prokurorëve dhe avokatëve. ]
24
25
27
  • [Kujdestaria alternative me bazë familjen. Legjislacioni në fuqi lidhur me institutin e kujdestarisë dhe problematika e praktikës gjyqësore; • Përvoja ndërkombëtare pozitive dhe praktika e GJEDNJ-së lidhur me institutin e kujdestarisë; • Problemet e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi dhe nevoja e përqasjes me standardet ndërkombëtare. Objektivat e trajnimit: • Informimin e gjyqtarëve të të drejtës familjare mbi kujdestarinë alternative me bazë familjen; • Ndarja e eksperiencave me ekspertë homologë holandezë; • Rekomandime të grupit të gjyqtarëve mbi përmirësime të nevojshme ligjore në Kodin e Familjes.]
  • [Zhvillimi i një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm. • Kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave të gjykimit dhe të procesit administrativ, si dhe e ekzekutimit të vendimeve; • Pritshmëritë nga ndryshimet në ligjet materiale dhe procedurale. (procedurat civile dhe penale, ligji për Gjykatën Kushtetuese etj.; Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e arsyeshëm); • Kërkimi dhe zbatimi i mjeteve efektive për parandalimin e shkeljeve që lidhen me gjykimin në afat; • Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me afatin e arsyeshëm. • Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv; Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Shqyrtimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe masa e dëmshpërblimit sipas kritereve të përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. ]
  • [E drejta e konsumatorit. Zhvillimet në legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve në kuadrin e BE-së dhe çështjet më me rëndësi lidhur me praktikat e tregtisë së pandershme dhe kushtet e tilla në një kontratë; • Përkufizimet e konsumatorit dhe tregtarit, fushëveprimi i mbrojtjes së konsumatorit; • Dispozitat kryesore të Direktivës së të Drejtave të Konsumatorit (CRD) (2011/83 / BE); Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve të konsumatorëve (Direktiva 2013/11 /BE); Zgjidhja e mosmarrëveshjeve online të konsumatorëve (Rregullorja 524/2013); • Praktikat e pandershme tregtare (Direktiva 2005/29 / EC): rregullat kryesore dhe rastet praktike; Kushtet e papërshtatshme të kontratës (Direktiva 93/13 / EEC): rregullat kryesore dhe rastet praktike.]
28
29