Calendar

| Tuesday, 20 March 2018 |
Events underway
Global event

Aktet diskrecionare të administratës publike.

Monday, 19 March, 9:00 AM » 3:00 PM

  • Kontrolli gjyqësor i pushtetit diskrecionar të administratës;
•   Respektimi i parimit të proporcionalitetit dhe arsyetimi i aktit si elemente përcaktuese për ushtrimin e kontrollit gjyqësor mbi aktet diskreciale.

Aktivitet trajnues dy ditorë i ndarë në katër sesione.


Global event

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Monday, 19 March, 9:00 AM » 3:00 PM

  • Trajtimi integral i dispozitave të Kodit të Procedurës Civile që rregullojnë ekzekutimin e detyrueshëm;

•  Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv; Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe Luksemburgut në planin e përgjithshëm. Detyrat e vëna për Shqipërinë në veçanti.

•  Kontrolli gjyqësor mbi ekzekutimet;

•  Masat e sigurimit civil të padisë. Praktika gjyqësore dhe ajo unifikuese në lidhje me masat e sigurimit të padisë. Ankimi në rastin e rrëzimit të masës së sigurimit;

•  Aplikimi për rastet e procedurave përmbarimore për ekzekutimin e kontratave të kredive bankare;

•  Veçimi i pjesës së debitorit bashkëpronar në fazën e ekzekutimit të detyrimeve dhe problemet e lindura në praktikën gjyqësore.

Aktivitet trajnues dy ditorë i ndarë në katër sesione.