Calendar
Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale.
9:00 PD » 4:00 MDParandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale.
• Konventat ndërkombëtare lidhur me pastrimin e produkteve të veprës penale. Vështrim i shkurtër mbi Konventën e Varshavës, Palermos e Vjenës;
• Legjislacioni procedural penal mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive;
• Zbatimi i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe risitë e tij;
• Prezumimi i regjistrimit të rremë të pasurive dhe veprimtarive ekonomike të personave të përfshirë në veprat penale përkatëse;
• Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e veprës penale të pastrimit të parave;
• Dobësimi i financave të rrjeteve kriminale të krimit të organizuar dhe terrorizmit nëpërmjet shenjëstrimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive dhe të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal
(trajnim njëditor; pjesëmarrës: gjyqtarë, prokurorë).