Calendar

| e premte , 30 mars 2018 |
Global event

Të drejtat e viktimës në dhe gjatë procesit penal.

9:00 PD » 3:00 MD

  • Standardet e BE-së mbi të drejtat e viktimës dhe të të pandehurit në procesin penal;

•  Roli i viktimës në seancën paraprake;

•  Roli i viktimës gjatë gjykimit;

•  Riviktimizimi;

•   Mjetet procedurale për mosmarrjen e dëshmisë së përsëritur gjatë proceseve gjyqësore.

•   Paragjykimet: indikator në komunikimin dhe trajtimin e viktimave. Llojet e paragjykimeve dhe ndikimi i tyre në komunikimin verbal dhe joverbal. Si janë krijuar qëndrimet, vlerat, besimet? Si ndërhyjnë këto në komunikim me njerëzit që punojmë? Si reflektohen në qëndrimet që mbahen me rastet që punojmë? Si ndikojnë në cilësinë e punës si gjyqtar apo prokuror?

Ky aktivitet zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Global event

Liria e shprehjes në fokusin e miradministrimit të drejtësisë dhe kufijtë e ushtrimit të saj për profesionistët e drejtësisë (gjyqtarët, prokurorët, avokatët). Ankimi ndaj vendimeve të autoriteteve rregullatore të çështjeve që lidhen me të.

9:00 PD » 3:00 MD

Aktivitet trajnues  i ndarë në dy sesione.


Events underway
Global event

Menaxhimi aktiv i çështjeve gjyqësore (gjyqtarët dhe kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet).

e enjte , 29 mars, 9:00 PD » 3:00 MD

Aktivitet trajnues dy ditorë i ndarë në katër sesione që zhvillohet në qytetin e Përmetit.