Calendar

| e martë , 27 nëntor 2018 |
Events underway
Global event

Kujdestaria alternative me bazë familjen. Legjislacioni në fuqi lidhur me institutin e kujdestarisë dhe problematika e praktikës gjyqësore; • Përvoja ndërkombëtare pozitive dhe praktika e GJEDNJ-së lidhur me institutin e kujdestarisë; • Problemet e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi dhe nevoja e përqasjes me standardet ndërkombëtare. Objektivat e trajnimit: • Informimin e gjyqtarëve të të drejtës familjare mbi kujdestarinë alternative me bazë familjen; • Ndarja e eksperiencave me ekspertë homologë holandezë; • Rekomandime të grupit të gjyqtarëve mbi përmirësime të nevojshme ligjore në Kodin e Familjes.

e hënë , 26 nëntor, 9:00 PD » 4:00 MD
Global event

Zhvillimi i një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm. • Kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave të gjykimit dhe të procesit administrativ, si dhe e ekzekutimit të vendimeve; • Pritshmëritë nga ndryshimet në ligjet materiale dhe procedurale. (procedurat civile dhe penale, ligji për Gjykatën Kushtetuese etj.; Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e arsyeshëm); • Kërkimi dhe zbatimi i mjeteve efektive për parandalimin e shkeljeve që lidhen me gjykimin në afat; • Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me afatin e arsyeshëm. • Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv; Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Shqyrtimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe masa e dëmshpërblimit sipas kritereve të përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

e hënë , 26 nëntor, 9:00 PD » 4:00 MD
Global event

E drejta e konsumatorit. Zhvillimet në legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve në kuadrin e BE-së dhe çështjet më me rëndësi lidhur me praktikat e tregtisë së pandershme dhe kushtet e tilla në një kontratë; • Përkufizimet e konsumatorit dhe tregtarit, fushëveprimi i mbrojtjes së konsumatorit; • Dispozitat kryesore të Direktivës së të Drejtave të Konsumatorit (CRD) (2011/83 / BE); Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve të konsumatorëve (Direktiva 2013/11 /BE); Zgjidhja e mosmarrëveshjeve online të konsumatorëve (Rregullorja 524/2013); • Praktikat e pandershme tregtare (Direktiva 2005/29 / EC): rregullat kryesore dhe rastet praktike; Kushtet e papërshtatshme të kontratës (Direktiva 93/13 / EEC): rregullat kryesore dhe rastet praktike.

e hënë , 26 nëntor, 9:00 PD » 4:00 MD