Mbi disa amendime të Kodit të Procedurës Penale – “gjyqtari i seancës paraprake”. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake, risitë dhe ecuria e praktikës gjyqësore. Seanca paraprake, si një nga risitë e sjella në Kodit e Procedurës Penale, me ligjin nr. 35/2017, në Kodin e Procedurës Penale. Veçoritë e seancës paraprake dhe të drejtat e palëve. Vendimi për plotësimin e hetimeve. Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake. Paraqitja e kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake dhe roli që ka gjyqtari i seancës paraprake në shqyrtimin e saj. Llojet e vendimeve që merr gjyqtari në përfundim të seancës paraprake. Elementet e vendimit të seancës paraprake dhe fashikulli i gjykimit.
Viktima e mitur në procesin penal. I mituri viktimë i veprave penale me natyrë seksuale. Standardet e GJEDNJ-së në lidhje me pyetjen e të miturit dhe përdorimin e deklarimeve të të miturit si provë në procesin penal. Risitë e ndryshimeve ligjore në Kodin e Procedurës Penale, si edhe në Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit. [dita e dytë me OSBE-në me këtë temë] Viktima e mitur e trafikimit dhe shfrytëzimit. Risitë në Kodin e Procedurës Penale, në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe në ligjin nr. 18/2017, "Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës".