Calendar
Aksesi në drejtësi nën këndvështrimin e Konventës së Aarhusit, në lidhje me direktivat e BE-së dhe legjislacionin kombëtar në fushën e mjedisit.
9:00 AM » Friday, 10 November, 4:00 PMAksesi në drejtësi nën këndvështrimin e Konventës së Aarhusit, në lidhje me direktivat e BE-së dhe legjislacionin kombëtar në fushën e mjedisit.
• Drejtësia penale për të mitur.
• Standardet ndërkombëtare lidhur me parimet e drejtësisë miqësore për të miturit dhe risitë e legjislacionit shqiptar (Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur);
• Mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës;
• Pozita procedurale e të miturit në dhe gjatë procesit penal sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur;
• Mbrojtja e të drejtave të të miturit dëshmitar (Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur);
• Integrimi social dhe rehabilitimi i fëmijëve në konflikt me ligjin.Gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit në kuadrin e risive të Kodit të Procedurës Civile.
Wednesday, 8 November, 9:00 AM » 4:00 PMGjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit në kuadrin e risive të Kodit të Procedurës Civile.
• Bashkimi i çështjeve në një gjykim të vetëm. Kuptimi mbi gjykimin e shkurtuar në çështjet civile;
• Shqyrtimi i padive për shuma të vogla dhe procedurat përkatëse;
• Procedura e re e “njoftimit me shpallje publike", "roli i përmbaruesit në procesin e njoftimit në gjykatë" me fokus në nenet 133 deri 144/a të Kodit të Procedurës Civile;
• Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake; Seanca përgatitore; Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore; Veprimet e pajtimit; Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme me fokus në nenet 158/a - 161 të Kodit të Procedurës Civile;
• Gjykimi i kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedimit dhe shpërblimin e dëmit me fokus në nenet 399/1 - 399/11 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 109 të ligjit nr. 38/2017.