Calendar

| Friday, 12 January 2018 |
Global event

Njoftimet e veçanta dhe me mjete të tjera teknike.

9:00 AM » 3:00 PM

  • Kuadri ligjor lidhur me njoftimet me fokus në nenet 133 - 142/a të Kodit të Procedurës Penale;

•   Njoftimi për herë të parë i të pandehurit të lirë;

•   Njoftimi i të pandehurit person juridik;

•   Njoftimi i personave të huaj që gëzojnë imunitet.


Aktivitet trajnues njëditorë i ndarë në dysesione.


Global event

Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale.

9:00 AM » 3:00 PM

  • Konventat ndërkombëtare lidhur me pastrimin e produkteve të veprës penale. Vështrim i shkurtër mbi Konventën  e Varshavës, Palermos  e Vjenës;

•   Legjislacioni procedural penal mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive;

•   Zbatimi i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe risitë e tij;

•   Prezumimi i regjistrimit të rremë të pasurive dhe veprimtarive ekonomike të personave të përfshirë në veprat penale përkatëse;

•   Kompetencat e gjykatës për  shqyrtimin e veprës penale të pastrimit të parave;

•   Dobësimi i financave të rrjeteve kriminale të krimit të organizuar dhe terrorizmit nëpërmjet shenjëstrimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive dhe të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal

Aktivitet trajnues njëditorë i ndarë në dy sesione.

Ky aktivitet zhvillohet pranë Tirana International Hotel.