Calendar

| e martë , 16 janar 2018 |
Events underway
Global event

Caktimi i dënimit penal nga gjykata.

e hënë , 15 janar, 9:00 PD » 3:00 MD

  • Kriteret e caktimit të dënimit me fokus në nenin 47 dhe vijues të Kodit Penal. Trajtesa teorike dhe praktika gjyqësore lidhur me caktimin e dënimit penal nga gjykata;

•   Caktimi i dënimit për veprën penale të mbetur në tentativë, për personat e dehur dhe ata me probleme të shëndetit mendor; Personat me probleme të shëndetit mendor: mirëqenia mendore: kuptimi; promovimi i mirëqenies mendore; stresi dhe menaxhimi i tij;

•  Caktimi i dënimit në rastin e njohjes së një vendimi të një gjykate të huaj.

Aktivitet trajnues dyditorë i ndarë në katër sesione.


Global event

Raporti prokurori - gjykatë për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake.

e hënë , 15 janar, 9:00 PD » 3:00 MD

  • Roli i prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimeve paraprake;

•   Kerkesa per gjykim e prokurorit dhe seanca paraprake. Pavlefshmerite e akteve dhe shqyrtimi i tyre gjate kesaj seance.

•   Kontrolli gjyqësor gjatë fazës së hetimeve paraprake.

  • Kontrolli juridiksional mbi ushtrimin e ndjekjes penale. Karakteristikat thelbesore te saj- detyrueshmeria dhe pakthyeshmeria. Kontrolli mbi mosushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori. Raporti i prokurorit me policinë gjyqësore, veprimet me iniciativë dhe ato të deleguara.

Aktivitet trajnues dyditorë i ndarë në katër sesione.