Calendar
Ekzekutimi i detyrueshëm i titullit ekzekutiv për çështjet administrative.
9:00 PD » e martë , 5 qershor, 3:00 MD- Pushteti i gjyqtarit administrativ në
fazën e ekzekutimit. Vendimet dhe urdhrat që merr gjyqtari në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv të vendimit të Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë;
- Problematika që ka sjellë praktika gjyqësore për këtë fazë.
Aktivitet trajnues dy ditor i ndarë në katër sesione.
Probleme të praktikës gjyqësore lidhur me fitimin e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme shtetërore nga subjektet private në kushtet e parashkrimit fitues me ose pa titull.
•Mënyrat e fitimit të pronësisë mbi trojet e poseduara nga subjekti privat si pjesë e ndërtimeve të realizuara para dhe pas vitit 1991;
•Kuptimi i mirëbesimit në çastin e hyrjes në posedim. Posedimi i senditpërmes veprës penale të pushtimit të tokës dhe kalimi i afatit ligjor të parashkrimit;
•Legjitimimi aktiv dhe pasiv. Përfaqësimi dhe pronari shtet, pronari i pavërtetuar dhe kuptimi “pronar i mëparshëm” sipas legjislacionit. Përfaqësimi i pronarit të mëparshëm nga Këshilli i Ministrave apo Njësia e Qeverisjes Vendore që i ka kaluar toka në pronësi, sipas ligjit "Për pronat e paluajtshme të shtetit";
•Afati i parashkrimit në momentin e regjistrimit fillestar me pronarin shtet.Aktivitet trajnues dy ditor i ndarë në katër sesione.