Calendar

| e martë , 5 qershor 2018 |
Events underway
Global event

Ekzekutimi i detyrueshëm i titullit ekzekutiv për çështjet administrative.

e hënë , 4 qershor, 9:00 PD » 3:00 MD

  • Pushteti i gjyqtarit administrativ në fazën e ekzekutimit. Vendimet dhe urdhrat që merr gjyqtari në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë;
  • Problematika që ka sjellë praktika gjyqësore për këtë fazë.

Aktivitet trajnues dy ditor i ndarë në katër sesione.


Global event

Fitimi i pronësisë me parashkrim fitues, me ose pa titull.

e hënë , 4 qershor, 9:00 PD » 3:00 MD

Probleme të praktikës gjyqësore lidhur me fitimin e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme shtetërore nga subjektet private në kushtet e parashkrimit fitues me ose pa titull.

•Mënyrat e fitimit të pronësisë mbi trojet e poseduara nga subjekti privat si pjesë e ndërtimeve të realizuara para dhe pas vitit 1991;

•Kuptimi i mirëbesimit në çastin e hyrjes në posedim. Posedimi i sendit

përmes veprës penale të pushtimit të tokës dhe kalimi i afatit ligjor të parashkrimit;

•Legjitimimi aktiv dhe pasiv. Përfaqësimi dhe pronari shtet, pronari i pavërtetuar dhe kuptimi “pronar i mëparshëm” sipas legjislacionit. Përfaqësimi i pronarit të mëparshëm nga Këshilli i Ministrave apo Njësia e Qeverisjes Vendore që i ka kaluar toka në pronësi, sipas ligjit "Për pronat e paluajtshme të shtetit";

•Afati i parashkrimit në momentin e regjistrimit fillestar me pronarin shtet.


Aktivitet trajnues dy ditor i ndarë në katër sesione.