Vlerësimi i Mundësisë për Konfuzion në çështjet e lidhura me markat tregtare. Rastet praktike nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian dhe si mund të implementohen ato në praktikat shqiptare. Praktikat e pandershme tregtare lidhur me të drejtat e Pronësinë Industriale, trajtimi teorik dhe praktik. Shkeljet e Pronësisë Intelektuale në Internet. Kazuse konkrete nga praktika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.
Të Drejtat e Njeriut dhe biomjekësia. Njohuri të përgjithshme mbi Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Dinjitetit të Qenieve Njerëzore lidhur me standardet e zbatimit të arritjeve të biologjisë dhe mjekësisë; • Kërkimi shkencor, jeta private, konfidencialiteti dhe e drejta për informim; • Eutanazia; • Testet gjenetike dhe ADN-ja e njeriut; • Ndalimi i klonimit të qenieve njerëzore; • Transplanti i organeve dhe membranave (indeve) me origjinë njerëzore; • Aspekte etike dhe ligjore të dhurimit të organeve; • Jurisprudenca ndërkombëtare lidhur me bioetikën. Ligji i zbatueshëm për detyrimet jashtë-kontraktore. • Rregullorja Rome II e BE-së dhe ballafaqimi me të drejtën tonë materiale përkatëse; • Interpretimi me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit shqiptar të së drejtës ndërkombëtare private; • Ballafaqimi i Rregullores me legjislacionin e brendshëm.