Trajnim mbi rregullat e provimit te pranimit data 8 qeshor 2020 ora 10:00.
Bazuar në Vendimin e Këshillit Drejtues, datë 22.5.2020, Shkolla e Magjistraturës do të zhvillojë provimin e pranimit në datat 26 dhe 29 qershor 2020.
Në datat 8 dhe 9 qershor 2020, konkurrentët të cilët janë rregjistruar pranë Shkollës për të marrë pjesë në provim, do të zhvillojnë një trajnim mbi rregullat e ptovimit. Trajnimi konsiston në njohjen e konkurrentëve me rregullat e fazës së parë të provimit dhe plotësimin e fletës së scan – tron, si dhe njohje e përgjithshme me rregullat e fazës së dytë të provimit, të testit professional.
Për shkak të gjendjes së fatkeqsisë natyrore dhe në përputhje me udhëzimet mbi marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, këto trajnime do të zhvillohen në ambjetet e Shkollës së Magjistraturës, si dhe online, me aplikacionin e vënë në dispozicion nga Shkolla.