Njoftim për propozim temash për vitin akademik 2019-2020.
Të nderuar Gjyqtarë e Prokurorë,
Ligji nr. 96 datë 6.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” , ndër të tjera, në nenin 5 të tij, përcakton se:
“Magjistrati ka të drejtë dhe detyrimin të marrë pjesë në programet e formimit vazhdues. Magjistrati ka të drejtë të propozojë tema trajnimi dhe të bashkëpunojë me Këshillin, me qëllim përmirësimin e programeve të trajnimit.”
Duke qënë se Shkolla e Magjistraturës është në procesin e hartimit të programit tematik për vitin akademik 2019-2020, mirëpret dhe bën thirrje të hapur që të gjithë gjyqtarët e prokurorët, të propozojnë tema konkrete me interes për ta, brenda datës 20.05.2019.
Për lehtësi analize dhe me qëllim dhe eliminin e kostove postare, propozimet do të bëhen në adresën info@magjistratura.edu.al.
Ju faleminderit.