Trajnime të Tjera

Trajnim për Kancelarë

  1. Ekspertë/Lehtësues: Arta Mandro; Mariana Semini.
  2. Data dheVendi i aktivitetit: 10-12 Korrik 2019, H.Mondial Tiranë
  3. Orari i fillimit: 09:00
  4. Mbështetja financiare: Shkolla e Magjistraturës /USAID


Ky manual është hartuar në kuadrin e veprimtarisë së Prezencës së OSBEsë në Shqipëri në mëbështetje të masave institucionale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Në përputhje me Mandatin e miratuar nga Këshilli Permanent i OSBE-së, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ofron asistencë dhe ekspertizë autoriteteve shavqiptare në disa fusha kryesore, ku përfshihen anti-trafikimi dhe asistenca ndaj policisë, veçanërisht nëpërmjet trajnimeve, për zbatimin e strategjive përkatëse.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet prej një kohe të gjatë strukturat e ndryshme shtetërore dhe të shoqërisë civile në adresimin e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të punonjësve të policisë që punojnë për parandalimin dhe luftën ndaj veprës penale të trafikimit dhe në mbojtjen e viktimave.

Ky manual është hartuar në kuadrin e programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, udhëhiqet nga UNICEF Shqipëri dhe zbatohet nga disa organizata përshirë OSBEnë.