Përshëndetje të nderuar Gjyqtarë dhe Prokurorë!
Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Shkollës dhe Akademisë së Sigurisë, Shkolla e Magjistraturës ju fton të plotësoni një anketim që Qëndra Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë po përgatit për një studim të thelluar me temë "Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe çështjet e sigurisë në Shqipëri".
Pjesë e këtij anketimi do të jenë dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë (gjyqtare, prokuror etj.).
Shpresojmë që të kushtoni disa minuta nga koha juaj për plotësimin e këtij pyetesori online që gjendet në linkun e mëposhtëm:
https://surveys.enalyzer.com?pid=f2q2s5r7
Në fund te pyetësorit klikoni tek butoni End Survey që të përfundohet plotësimi.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin!