Pershendetje,
Ne vijim te emailit te marre nga “Platforma Moodle” sot ne oren 13:07 me titull: Regjistrimet për tre webinare të mundësuara nga Rrjeti Evropian i Trajnimeve Gjyqesore (EJTN), deshirojme te bejme nje shpjegim ne lidhje me formen dhe natyren e aktivitetit.
Një webinar është një takim online që realizohet në Internet. Ai mund të jetë një prezantim, diskutim ose një sesion trajnimi me udhëzime. Webinari ose seminari online është një takim ose prezantim nëpërmjet Internetit në kohë reale. Për ta thënë thjeshtë, është një aktivitet online në Internet që lidh personat në vende të ndryshme të botës.
Karakteristika kryesore e këtyre aktiviteteve online është interaktiviteti, ose aftësia për të diskutuar, dërguar dhe marrë informacion në kohë reale. Gjatë një aktiviteti të tillë mund të bëhen prezantime, të komunikohet direkt në kohë reale me prezantuesin e temës, të përdoren shumë materiale dixhitale.
Çfarë pajisjesh janë të nevojshme për të realizuar ose për të marrë pjesë në një Webinar?
Për pjesëmarrësit në një aktivitet të tillë nevojitet një kompjuter, aksesi në Internet dhe një palë kufje me mikrofon.
Ju faleminderit!