Site announcements

Aplilimet per programin 2020

 
Picture of Admin User
Aplilimet per programin 2020
by Admin User - Friday, 22 November 2019, 11:51 AM
 

Përshëndetje,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se sapo ka filluar procesi i marrjes së aplikimeve për Programet e Bashkëpunimit të Rrjetit Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN) për vitin 2020.

Si dhe në vitin 2019, janë 3 lloje drejtimesh për vendet e Ballkanit Perëndimor për aktivitet e programeve të shkëmbimit:

Shkëmbimet e përgjithshme 2 javore për gjyqtarët/prokurorët me të paktën 7 vjet përvojë profesionale (në gjykata dhe prokurori)

Shkëmbimet 1 javore për trajnerët me të paktën 7 vjet përvojë profesionale (në institucionet e trajnimit gjyqësor të BE)

- Programi AIAKOS (për kandidatët për magjistratë). Vëreni se aplikimet për këtë program akoma nuk janë hapur. Për këtë program thirrjet për aplikime do të fillojnë në fillim të vitit 2020.

Procedura:

Në ndryshim nga viti i kaluar, pjesëmarrësit e interesuar mund ta shprehin interesin direkt në faqen e Internetit të EJTN-së nëpërmjet këtij linku: https://exp-platform.ejtn.eu/.

Lista me vendet e disponueshme për të gjitha llojet e shkëmbimeve (duke përfshirë llojin e shkëmbimit, gjuhën e punës, etj.) gjenden brenda formularit të aplikimit.

Gjuha e Punës: Është e rëndësishme që aplikanti të zotërojë mirë gjuhen e punës (një nga gjuhët e BE-së, sipas përcaktimit në llojin e aktivitetit të shkëmbimit) që të mund të realizohet pjesëmarrja me sukses në aktivitetin përkatës.

Afati i aplikimit:

Ju lutem vëreni se formulari online do të jetë i hapur për gjyqtarët, prokurorët dhe trajnerët, që duan të aplikojnë deri në datën 9 Dhjetor 2019. Pas kësaj date, ai nuk do të jetë më i aksesueshëm.

Numri përfundimtar i aplikantëve sipas shtetit dhe aktivitetit që do të zgjidhen do të përcaktohet në një fazë të mëvonshme në vitin 2020. Rezultatet e procesit të alokimit të vendeve do të bëhen të ditura nga mesi i muajit Shkurt.

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen,

Shkolla e Magjistraturës!